Kujtim nga Onerda Randazzo
Historitë i kam ne kokë, po i kam harta-harta.
Ka qenë viti 1991, pikërisht momenti kur u hap porti në Durrës. Një shok i tha babit: “Mos e mendo fare 2 herë, merr vajzën e gruan dhe direkt në Itali.” Shprehja “për një jetë më të mirë” ishte himn.
U nisëm në Durrës. Më kujtohet kur pashë tragetin nga porti, nuk ishte aspak ftues për një jetë më të mirë: ikte sa majtas sa djathtas. I keni parasysh litarët e trashë të tragetit? Unë nuk i harroj. Shoku i babit që na nxiti për të ikur ishte brenda në traget. Ne nuk po hipnin dot, dhe im atë, i sprovuar në një pikë që ne sot nuk e imagjinojmë dot, më hodhi mua, 6 vjeçaren, si top drejt tij. Unë rashë e sigurtë. Prindërit e mi u kacavjerrën në litarë.
Nata ishte e ftohtë, mbipopulluar, frikë për të nesërmen. Ne ishim nisur aq me vrap, që s’kishim marrë asgjë për të ngrënë. Ishte natën vonë që u zgjova e uritur, dhe shoku i babit më dha bukën e tij.
U gdhimë në Brindisi. Italianët si italianë; të dashur. Na pritën me ushqime, çdo familjeje na ndërtonin çadra. Na sillnin gjëra plot, që për ne ishin tërësisht të papara.
Unë luaja, dhe ndërkohë isha bërë shoqe me një police, e cila më donte sinqerisht. Kam qenë topolake.
Një ditë më tha “vieni qua” (eja këtu). Unë kish frikë, po shkova pasi mami më sinjalizoi me kokë. Më dha një pjeshkë të madhe, të artë… E më tha “ti je e mirë si kjo pjeshka!”
Kështu kaluan disa ditë, nuk e mbaj mend. Unë kënaqesha me ushqime lodra dhe dashuri nga rendi italian. Por si në çdo situatë të pazakontë, vjen momenti kur duhet të përzgjedhësh kë do të favorizosh. Po përzgjedhishin më nevojqarët: të sëmurët, të vjetrit, ata dukshëm në gjendje të keqe. Im atë ishte i vendosur të provonim të rrinim, dhe më tha të bëja si e sëmurë. Dhe unë e përqafova rolin, në krah të mamit, si e sëmurë. Praktikë e mirë për vitet e shkollës më pas!
Dikush e hëngri… Dhe na çuan në ambulancë. Më bënë analiza gjaku.
Ndërkohë që prisnim analizat e mia, im atë, një njeri me shumë imagjinatë dhe komik sot e kësaj dite, provoi disa manovra të tjera për të bindur italianët që ne duhet të rrinim, përfshi dhe krijimin e një vëllai imagjinar timin.
Me sa duket funksionuan, sepse një ditë erdhën na morën dhe na thanë jeni caktuar për Romë, po duhet të ikni me avion se është larg. I hipa shkallet e avionit gjithë tangërllëk. Kurrë s’do ta harroj magjepsjen me të cilën shfletoja revistat e Alitalia, dhe patjetër që i mora me vete.
Rrotat prekën tokën. Pashë nga dritarja… Mirëseerdhët në Rinas!
U kthyem në shtëpi në Elbasan. Unë e mami s’u mërzitëm shumë: ajo kishte punë të mirë, unë qaja hallin e shoqeve.
Edhe babit i kaloi, me kohën.
24 Comments
by Ebbwaf
tricor for sale buy tricor generic order tricor
by Csbhxd
zaditor generic generic zaditor 1 mg imipramine over the counter
by Mgpfxo
tadalafil ca cialis 10mg uk cost sildenafil
by Igsxyq
precose buy online acarbose usa cost griseofulvin 250mg
by Krdyxn
minoxidil oral oral cialis 40mg natural pills for erectile dysfunction
by Srvgnp
buy generic aspirin 75 mg zovirax without prescription purchase imiquimod generic
by Vgkshp
purchase dipyridamole pill buy gemfibrozil 300mg generic buy pravachol 10mg online cheap
by Uvungk
order meloset for sale aygestin cost buy danocrine 100mg sale
by Rwqltd
fludrocortisone generic buy imodium 2 mg pills loperamide over the counter
by Kwouur
dydrogesterone pills order generic dapagliflozin 10 mg jardiance 10mg cheap
by Rackip
order prasugrel 10 mg order prasugrel 10 mg generic tolterodine 2mg brand
by Slraik
buy monograph 600mg generic mebeverine 135 mg generic pletal 100mg brand
by Xqcrpx
ferrous pills buy ferrous sulfate medication sotalol drug
by Pkubaw
cheap mestinon 60mg buy feldene 20mg generic maxalt 5mg
by Tiqxly
vasotec 10mg brand enalapril over the counter order generic duphalac
by Xtsdhi
buy generic betahistine online betahistine 16 mg tablet benemid 500 mg tablet
by Hawixe
zovirax uk zovirax eye drops order exelon 6mg sale
by Fuqbtq
buy prilosec generic lopressor 50mg tablet cheap metoprolol
by Nbsbtv
buy premarin for sale brand viagra pills sildenafil professional
by Ftdwnw
order telmisartan 80mg pill buy movfor for sale cheap molnunat
by Esuwfe
cialis 40mg canada buy generic tadalafil 10mg genuine viagra
by Oniigr
order cenforce for sale order cenforce generic aralen 250mg uk
by Otpucw
omnicef cost buy lansoprazole generic prevacid 15mg sale
by Wpalxh
modafinil 200mg pill promethazine 25mg cost order deltasone 40mg pill