Çfarë ka këtu?

Unë nuk besoj te montonia e përditshme. Që nga momenti që dal me zor nga krevati e rikthehem me qejf në të, rreth e rreth ndodhin mjaftueshëm gjëra që më kurdisin gjithë mekanizmat e trurit.
Kur shoh nënet që ecin sikur po balancojnë rrotat. Kur shoh ndonjërin nga dritarja që bën veprime të diskutueshme me veten. Kur mundohem të kuptoj formulimet absurde të lajmeve. Si mblidhen 12 burra se dikush po parkon. Kur shoh komshien që lan vetëm katin e vet gjithë mllef e krenari, por nuk lan shkallët. Gra që bëjnë pazar me trastë, po çdo gjë e fusin në qese brenda në trastë. Burrat që fërkojnë barkun tërë kohës si të jenë shtatzanë për herë të parë. Pleq që kalojnë rrugën me semafor të kuq e fëmijë mbi peshë me prindër elegantë.

Ndiqe laralara për tregime, batuta, opinione, vëzhgime, rekomandime, pikëpyetje që kanë të bëjnë me botën shqiptare, kryesisht në Tiranë e Prishtinë.