Imazhi ©Bee Felten-Leidel në Unsplash.
Mbase me paksa idealizëm, unë e dua qytetin tim, Tiranën. Aq sa kur e kujtoj atë para 20 vjetësh, me kioska buzë Lanës, kosha plehrash me flakë, asfalt të ciflosur me baltë, them ku i kisha sytë? I kisha me zemra, ja ku i kisha. Mbase kështu do mendoj dhe në 2040 për 2021.
E dua dhe që ka pasur gjithmonë skelet metropoli dhe tani po mishërohet në një të tillë. Qytetit nuk po i duket më kufiri: lagje milionerësh buzë lagjeve ghetto; në rrugë sheh njerëz të zakonshëm, të huaj që marrin transportin publik, vajza e djem me personalitet në flokët e në veshjet e tyre, intelektualë në moshë të pjekur që shëtiten te liqeni.
Estetikisht, pavarësisht pluhurit, ndërtimtarisë nga paraja e marijuanës dhe kaosit, amplifikuar nga pandemia e stërzgjatur dhe situata politike që përsërit vetveten… Estetikisht gjërat do të përmirësohen dhe është fakt.
Po nuk jam fort e sigurt që edhe ne po rritemi me ritmet e qytetit. Ndoshta jo të gjithë e keni menduar gjatë, por ato bisedat që ne mesdhetarët i duam aq shumë, sidomos shoqëruar me një kafe të fortë apo koktej me erëza të freskëta, po vërtien rreth të njëjtat temave tashmë të mërzitshme.
“Rri ti, u shqep në lekë ajo”.
Po mirë nga t’ia nis? E para, sa mirë. E mbaj mend në ç’apartament është rritur. E dyta, a ishte e nevojshme të martohej me kriminel 15 vjet më të madh? Mbase ishte, ku di unë jetën e saj. Pse ta diskojmë me kaq pasion?
E treta: po pse e marrtë dreqi do flasim vetëm për para? Lekë. Lekë. Lekë.
Atlete Balenc-leshi.
Rrip Gugugu.
Vizitë në Dubai.
Makina me drita led.
Tuta me shkronja të mëdha.
“E pe Përputhen?”
Jo.
Pyet dikush tjetër:
“E patë sa interesante ishte struktura e vaksinës Pfizer? Eshtë një teknologji tërësisht moderne…”
“Ku kam kohë unë mi motër të shof dokumentare vaksinash. Na e hodhën këtë virus e tani duan të na shesin vaksinën.”
“Këta plehrat që na përgjojnë e na kontrollojnë me telefon!” Përgjigjet një tjetër.
Dhe ja ashtu me qetësi, kjo temë shuhet, dhe vazhdon flitet për operacionet plastike të tjerëve, “influencers” që kanë harruar si është bota se shohin tërë ditën reflektimin e fytyrës së tyre.
Dhe lekë, shumë lekë.
“Rri ti”.
Nuk e dyshoj që përgjohemi në një formë apo në një tjetër. Përveç kënaqësisë unike të pantronazhistëve që na mbikëqyrin (a nuk do të ishte kjo një fjalë më e mirë?), media sociale me algoritmet e saj, të ndjek shijet dhe kërkesat e tua siç të ndjek hija. Dhe të propozon lexime, produkte, njerëz, që mendon se ti do i pëlqesh.
Po mirë, edhe sa kohë do e lejosh? Telefonin tënd qe e ke paguar vetë me këste dhe e mban në xhep, do e kontrollosh ti, apo inteligjenca artificiale e Mark Zuckerberg?
Ah po, dhe kohë ke. Sytë tek ai aparat magjik i kemi të gjithë, tërë ditën. “Nuk kam kohë” tingëllon pak si justifikim.
Eja pra, të mos flasim për emisione televizive thellësisht të cekëta. Falë teknologjisë që po të përgjon, është dhe shumë e thjeshtë të kontrollosh çfarë hyn në trurin tënd.
Largo nga mediat sociale të gjithë këta personazhë e emisione që të ndosin trurin e shpirtin siç ta ndot trupin cigarja.
Largo çdo influencer që vetëm të tregon ty sa fantastik/e është ajo/ai, dhe me stil të cyt të blesh produketet e tyre.
Largo mediat ujëra të zeza që nuk verifikojnë asnjë burim po nxjerrin “lajmin” siç i vjen; që gënjejnë me qëllim; që përhapin panik për arsye monetare apo politike; që kanë shqipe të shëmtuar dhe nxjerrin njerëzit e fotografuar pa miratim e pa kontekst, për të treguar ty se sa vend i tmerrshëm na qenkërka Shqipëria jonë e vockël e bukur.
Largo politikanët. O ta bëjnë fushë me lule, o ta bëjnë distopi. Realiteti është shumë më kompleks se këto dy boshte të kundërta.
Largo “influencer”-at që të tregojnë ty një botë që as vetë nuk e jetojnë të plotë. Produkte të shtrenjta, buzëqeshje të stisura, fustane që kushtojnë sa makina jote. Nuk ka sinqeritet aty.
Largo njerëz që hyjnë në telefonin e tyre për të sharë, shfryrë, mllefosur, për lajme që as i kanë verifikuar. Dhe pa vetëdije, të helmojnë dhe ty.
Ndiq artistë. Vendas, botërorë. Ndiq shumë të tillë.
Ndiq blog-e shkencore. Do mahnitesh ç’po shpikin laboratoret nëpër botë. Do të duket si magji.
Ndiq njerëz që famën e tyre ua kanë falur çështjeve të ndryshme, vendase e botërore. Që janë plot pasion për ndalimin e ndryshimit e klimës. Për speciet e rralla të këtij planeti. Për diskutimet e përditshme në perëndim, krejt ndryshe nga tonat. Për barazinë gjinore. Për vuajtjet e popujve që po arratisen nga luftërat. Blog-e që flasin për histori të pathëna të vendit tënd, e të planetit. Njerëz me mendime origjinale.
Ndiq influencer-a që të frymëzojnë për gjëra të reja. Që të provokojnë mendimin. Që të tregojnë sa bukur mund të dukesh me sende jo të shtrenjta e veshje të ricikluara.
Ndiq repera e muzikantë që muzika u del nga shpirti e flasin për jetën e përditshme.
Bota ku jetojmë është shumë herë më e pasur e më e bukur se bisedat e rëndomta ku kemi lejuar veten të biem.
Shqipëria e Kosova janë vende magjike. Mos lejo të tjerët të të errin sytë në mënyra direkte dhe jo direkte.
Duaje mendjen tënde. Duhet ta duash trurin tënd, karakterin tënd, aftësitë e tua intelektuale, në mos më fort, njësoj sa do paraqitjen e jashtme.
Dhe nuk duhen lekë, lekë, lekë për këtë.
Të gjithën e kontrollon me gishtat e tu.
24 Comments
by Qdwhaa
brand fenofibrate 200mg order fenofibrate 200mg without prescription oral tricor 200mg
by Xthvot
zaditor over the counter tofranil buy online purchase tofranil for sale
by Hsposw
cialis 10mg generic purchase viagra sale purchase sildenafil online
by Rkexdy
buy acarbose cheap repaglinide 1mg generic buy generic griseofulvin
by Ctejgi
cost mintop order tadalafil 10mg for sale erectile dysfunction drug
by Qsvshc
how to get aspirin without a prescription aspirin 75 mg price zovirax creams
by Rdyftz
buy cheap dipyridamole pravastatin 10mg price order pravastatin pills
by Bmsdmk
buy meloset 3mg for sale aygestin 5mg canada purchase danocrine without prescription
by Sjtyqz
florinef 100mcg ca order loperamide 2 mg for sale loperamide 2mg price
by Snvhpp
order duphaston 10 mg generic buy cheap duphaston empagliflozin over the counter
by Jgvyax
purchase prasugrel generic buy prasugrel 10mg generic buy tolterodine without a prescription
by Dwgqzu
etodolac 600mg price order cilostazol 100 mg buy generic cilostazol for sale
by Ybvinp
buy ferrous without prescription order betapace 40mg sale sotalol for sale online
by Svagab
mestinon 60 mg generic feldene cost maxalt 5mg drug
by Zrhddr
where to buy enalapril without a prescription brand lactulose order lactulose sale
by Hdfslh
order betahistine pill latanoprost over the counter benemid 500mg price
by Ejzyfi
zovirax usa order xeloda 500mg sale exelon 6mg pills
by Gekvjo
buy omeprazole pills lopressor 100mg for sale cheap lopressor 50mg
by Sojazw
premarin 0.625mg usa brand cabergoline oral sildenafil 50mg
by Wverop
buy micardis 80mg online cheap order generic micardis 80mg cheap molnunat 200 mg
by Pdbdcl
prices of cialis viagra 100mg brand sildenafil 100mg for sale
by Qkrtzh
cenforce 100mg usa aralen 250mg canada buy chloroquine 250mg generic
by Rgwumg
omnicef 300mg cheap lansoprazole 15mg canada lansoprazole 30mg us
by Zetrlo
order provigil 100mg generic prednisone 20mg pill prednisone 5mg ca