E di që ka njerëz që depresionohen nga festat e fundvitit, por unë për vete i dua. Kënaqem kur dëgjoj “Last Christmas”, vazhdoj ha pa turp dhe pse e shoh nivelin e barkut që është ngritur, më pëlqen sesi ky popull familjar – por apatik – uron gëzuar në aeroport e në shkallë pallati, më pëlqen dritarja që pulson drita dekoruese në një pallat parafabrikat, dhe mbi të gjitha natyra laike e të gjithëve, dhe pse nuk e pranon njeri lehtë.
Madje dhe veten e gjejmë më lehtë në traditat e vogla perëndimore, siç janë ‘rezolutat’ e vitit të ri, që nuk janë tjetër veçse premtime si të përmirësojmë veten dhe jetën në vitin që vjen.
Më pëlqen për dy gjëra: e para është një farë vetë-reflektimi, me thënë të drejtën e rrallë për ne, që përgjithësisht jemi pothuaj të pa vetëdijshëm për unin.
E dyta tregon ambicje, që unë e respektoj.
Statistikisht 10% e premtimeve të bëra vetes më 1 janar mbahen, por po s’u bënë e s’u përfolën fare, ajo bie në 0%.
Janë ca premtime që po t’i bëjmë si shoqëri, ia zbukurojmë jetën vetes dhe njëri tjetrit. E në mungesë të një “bible” që të më mbushë mendjen, unë i nxora vetë ca, dhe këtu po listoj vetëm 4.
- Duaje vendin ku jeton. Po po, dhe mos me shih si UFO mua që e dua. Unë e dua me të vërtetë, dhe nuk e them as “për inat” të qyteteve të tjera, dhe as se mendoj që është qytet madhështor me histori, diversitet e kulturë që krahasohet me metropole europiane. Pf, larg asaj. E di fort mirë ç’është Tirana, dhe e dua pikërisht për atë që është dhe që po ia përjetoj metamorfozën çdo vit. Kjo mua m’i bën ditët më me ngjyra.
- Mos kopjo. As në profesion, as një shtëpi, as në paraqitje, as një krijimtari. Të lutem, mos vish dhe ti xhup të zi fësh-fësh vetëm pse e veshin nja 2 vip-a, mos e vidh lokalin identik siç e ke parë jashtë, mos vidh pozat dhe diçiturat fotografive, mos vidh zbukurimin e pemës. Frymëzohu – po, është mëse njerëzore. Të gjithë frymëzohemi dhe është e kotë të shesim të kundërtën. Ama kopja identike s’tregon veçse papjekuri, dhe pasiguri që je e/i mirë sa duhet të na japësh diçka nga vetja jote. Të gjithë kanë për të dhënë nga vetja diçka origjinale, kjo është e bukura e çdo qënie të gjallë.
- Thuaj “jo” më shpesh. Një ndër gjërat që e bëjnë këtë vend të çalojë më së shumti është ideja e turpit për të thënë jo. “Po, po patjetër” është përgjigje stanarde këtu. Duke thënë “po” të gjithë, japim udhëzime të gabuara kur na pyesin në rrugë se nuk dimë të ndihmojmë, premtojmë që do i bëjmë punën falas një të njohuri dhe pastaj s’ngremë telefonin, premtojmë që do bëjmë X punë brenda një date edhe pse e dimë që nuk mundemi dhe data ikën si hiç gjë, premtojmë që do dalim kur s’kemi fuqi, dhe që do ndihmojmë kur thjesht s’kemi mundësi. “Jo” është pjekuri.
- Mos u dekurajo. Në një film parodik amerikan, njëri duke bërë parodi të fjalimit të famshëm të Martin Luter Kingu-t tha: “Kam një ëndërr.” “Çfarë?” “Që të kem një ëndërr.”
E nëse ti e ke tashmë, je më e/i pasur se ç’e mendon. Nëse është thjesht të humbësh peshë apo të bëhesh superstar, mos u dekurajo kurrë nga askush, as nga njerëzit që do, nëse sheh që nuk po të mbështesin. Pyet 100 vetë e bëj si di vetë.Duke shpresuar shumë që ky të jetë një vit domethënës për shoqërinë tonë në tërësi, universi ju urdhëron t’i riktheheni sallatës ruse dhe bakllavasë (edhe në të njëjtën kohë po s’pa njeri!!)
22 Comments
by Zbmyht
fenofibrate where to buy buy tricor 200mg generic buy fenofibrate 200mg generic
by Lkycod
generic cialis tadalafil women viagra price
by Mjflev
buy acarbose 25mg generic order generic precose 50mg griseofulvin 250mg us
by Izmhcy
buy minoxidil for sale cialis on line natural ed pills
by Hhkmfd
dipyridamole 25mg price buy generic pravastatin 10mg pravastatin 20mg for sale
by Vcohsl
buy aspirin online order aspirin 75mg generic buy cheap generic zovirax
by Wjjksq
meloset 3mg without prescription desogestrel price buy danocrine online
by Nmicfa
purchase fludrocortisone online buy imodium 2mg pills loperamide cost
by Spttvr
order duphaston 10 mg januvia over the counter purchase empagliflozin sale
by Kdztpo
buy prasugrel 10 mg for sale brand detrol 1mg buy cheap generic tolterodine
by Byrmno
monograph for sale online colospa 135mg sale buy cheap cilostazol
by Voxbfp
ferrous 100 mg canada order betapace online cheap buy betapace 40mg without prescription
by Wjtoxm
enalapril 10mg drug order enalapril 5mg order generic duphalac
by Zsghsa
mestinon online brand maxalt 10mg cheap maxalt 10mg
by Xcoerh
order betahistine pill benemid 500mg cost order probenecid pills
by Sofxuw
buy generic latanoprost online where to buy rivastigmine without a prescription order rivastigmine without prescription
by Dufwli
buy omeprazole paypal metoprolol 100mg pills lopressor canada
by Ogmdpy
order premarin 0.625mg online cheap buy generic cabergoline over the counter order sildenafil 100mg sale
by Tvfehi
telmisartan 20mg sale buy molnunat 200 mg without prescription molnunat pill
by Ijjnvm
cenforce 100mg brand buy generic aralen online buy chloroquine paypal
by Myxfzt
tadalafil 10mg us sildenafil 100mg pills for men buy viagra 100mg pills
by Gfgivq
purchase cefdinir pill metformin 500mg for sale order prevacid 15mg for sale