Imazhi nga Nick Fewings
Përshëndetje miqesha dhe miq që po lexoni! Meqë shumë nga ju më keni pyetur vazhdimisht “cila është make-up rutina jote”, unë po vazhdoj m…
- Jo Lura, ansjeri s’të ka pyetur. As ty, askënd.
- Po thashë se kam blerë këtë buzk…
- Jo. Askujt s’i plas.
Unë desha t’ju tregoj si ngjyej gishtat dhe asnjëherë s’i bëj dy sy njësoj po s’dashkeni.
Sido që të jetë unë e kam këndin e makeup-it se ndër të tjera më pëlqen drama. Dhe qëllon shpesh që i dashuri im, dmth bashkëshorti im, duhet të presë.
Po ai nuk mërzitet. Të paktën nuk ma thotë. Madje, e ndjen apo s’e ndjen, më thotë gjithmonë “dukesh shumë bukur” dhe pse njëri sy imi mund të duket sikur jam përplasur te kanatet që i lë vetë hapur.
Unë ia them më rrallë. Sepse ashtu, veshur me role gjinore dhe unë, harroj që të gjithë kanë nevojë për komplimente. Mbase ai nuk tenton penel, por ndihet mirë sot, ka një prerje flokësh fantastike, ka humbur peshën sezonale të bakllavasë apo i shkëlqen lëkura. Pse mos t’i them që po rrezaton sot?
Vazhdojmë secili ditën me shkëmbime whatsapp të tipit “nuk ka borzilok” “cili ishte borziloku?” “Ai që i vjen era borzilok, dhe ti!” e pastaj me “E pagove kopshtin? Do e marrësh ti apo unë?” e pastaj me borën që ka ngecur te cepi i tendës dhe që unë nuk e arrij dot.
Shtrihemi.
“Si ishte dita jote?”
Tashmë jemi me sytë e perënduar. Ia tregoj shkurt, e pyes dhe unë, dhe të dy e tregojmë me gjysmën e entuziasmit si po t’i kishim kushtuar një bisedë të vërtetë apo një telefonatë të plotë këtij fakti, atëherë kur dita nuk na e kishte pirë lëngun.
Ka plot nga këto momente që rutina na i kap për fyti dhe ne nuk luftojmë për t’i marrë. Dhe në fund të fundit, edhe shumë faj nuk kemi.
Nëse je midis moshës 25-45, je në procesin e arritjes së kulmin e të jetuarit. Dhe nuk e kam fjalën te kulmi i qejfit, jo. Ai është pezull, hë për hë. Kulmi i “multi-tasking”, kulmi i faturave, i ambicieve, i ëndrrave që i ke shtyrë sa i ke shtyrë, dhe po kupton që po i le përtej kësaj pike, do dalësh me më shumë humbje se po të merresh tani.
Plus është dhe ajo dukuria që detyrimet e objektivat i arrin më mirë kur ke shumë për një herë, sesa një të vetme.
Gjithë ato objektiva për t’u arritur paralelisht, e kush ka, edhe fëmijë për të rritur… (Si e thashë këtë të fundit, si të ishte më e lehta!) Dhe në këtë ecje me hap të shpejtë, mendoj se penalizohet, pa të drejtë, lumturia e përditshme e gjendur në gjeste të vogla, që hapi i shpejtë t’i bllokon.
Fjalë, dhe kohë e kaluar në frekuencë të pastër, pa ndërhyrje.
Me dashurinë tënde.
Me njerëzit specialë, që tashmë merremi vesh me meme.
Me macen, që dikur i kushtoja orë në gjoksin tim.
~ Le të gjendet koha për dashuri. ~
23 Comments
by Mmpgqg
order fenofibrate 160mg generic purchase tricor generic order fenofibrate 200mg generic
by Elxjeb
order zaditor 1 mg sale ketotifen sale buy cheap generic tofranil
by Putjsb
order tadalafil 5mg pills cialis coupon walmart order viagra 100mg sale
by Rliufb
buy cheap generic minoxytop order tamsulosin 0.4mg pill ed pills that really work
by Ovceop
purchase precose for sale buy glyburide without a prescription fulvicin where to buy
by Gikbru
buy aspirin 75mg levoflox 500mg pills buy imiquimod without a prescription
by Jxkhkw
dipyridamole 25mg pill pravastatin online buy pravachol generic
by Baibdc
meloset over the counter cerazette uk order danocrine 100mg for sale
by Fueirn
buy duphaston 10 mg without prescription buy jardiance 10mg generic jardiance 25mg cheap
by Xqeisj
cheap fludrocortisone florinef where to buy buy imodium 2 mg online
by Aioypu
prasugrel 10 mg without prescription order generic dimenhydrinate 50 mg buy detrol 1mg generic
by Mqdfwm
order etodolac 600mg for sale monograph over the counter cilostazol 100mg canada
by Yryqau
buy ferrous without prescription buy sotalol generic betapace online buy
by Dtvsvh
buy cheap mestinon piroxicam ca rizatriptan cheap
by Syprfh
vasotec over the counter cost doxazosin 2mg duphalac drug
by Ajwzlo
order betahistine for sale purchase betahistine generic buy probenecid online cheap
by Nnaonu
zovirax order online capecitabine 500mg canada rivastigmine without prescription
by Tmdxtx
generic prilosec 10mg buy omeprazole pill brand lopressor 50mg
by Qssukv
buy premarin paypal sildenafil tablets viagra fast shipping
by Pcydqz
buy tadalafil generic sildenafil 100mg pill buy sildenafil
by Onlzqu
buy cenforce no prescription buy cenforce 50mg for sale order chloroquine pills
by Qkaalp
purchase cefdinir without prescription cefdinir for sale order prevacid pill
by Qelcrr
order modafinil 200mg generic buy cheap phenergan buy deltasone 10mg sale