Thirrje për tregime #4, Kukës: Karrantinë gënjeshtrash.

Kujtim nga Nympha Dora

Fake news nuk është diçka e re për mua. Ndonjëherë mendoj që është arsyeja që studiova gazetari.

Ishte viti i tmerrshëm i kohëve moderne shqiptare, 1997. Radio Kukësi merr një njoftim çka neve na u duk më i kobshëm se çdo depo armësh që mund të kishin thyer shqiptarët:

Forcat serbe kanë zbarkuar në Morinë. Po i pushtojnë fshatrat një nga një, deri sa të arrijnë në Kukës.
Çohuni djem e burra, merrni armët.
Gra e vajza, fshihuni aty ku dini më mirë.

Lajmi përsëritej çdo një orë. E pse mos ta besonim ne?

Institucionet shtetërore u mbyllën sa sytë kombët. Kush mundi të rrasej me ndonjë makinë u nis për Tiranë, thuhej që kish nga ata që kishin armë prej thyerjes së depove, dhe kërcënonin pronarë makinash me kallash. Nuk është se Tirana ishte në ditë të mirë, po të paktën s’kishte serbë.

Trimat kapën armët.
Ne të tjerët… Nëpër fshatra. Kishte një numër të lartë njerëzish që mësynë me këmbë, duke mbajtur fëmijë e ushqime me vete.

Edhe ne, jo ndryshe. U drejtuam në shtëpinë e një nga grave të fisit, me idenë që të gjitha femrat, që nga foshnjet e deri te plakat, të rrinim aty. Një kushërira ime e dytë ishte shtatëzanë, dhe gjatë gjithë kohës vetëm qante duke qenë së bashkëshorti gjeti armë e u nis për Morinë. Ne më të voglat, veshët katër duke dëgjuar këto më të mëdhatë që pretendonin herë pas here se kishin ndonjë info. “Çunat kanë formuar ushtri!”. “Mbi Kukës ka aviona serbë!” “E dëgjuat? Avniut ia morën autobusin çunat e lagjes me kallash te koka. U nisën për Tiranë.”

Kështu iku dita dhe nata e parë, ku fjetëm si sardele në tokë të gjitha. Vetëm se kësaj radhe nuk sillte kuptimin që ka sjellë historikisht mbledhia me kushërira të shtëpia e njërës.

Ditën tjetër kjo shtëpi nuk po ia mbushte syrin gjyshes sime, dhe shkoi në një shtëpi tjetër e përgatiti bodrumin ku përsëri do rrinim ne gratë. Kur e mendoj tani, coronvirus s’ka të krahasuar me terrorin e serbëve matanë kufirit! Sot dhe pse nuk e shohim armikun me sy, dimë shumë mbi të.

Arritëm te destinacioni i fundit. Plaka e shtëpisë ish nga ato të voglat në shtat, me shaminë e bardhë si dëbora e Kukësit. Ajo përcolli të 5 djemtë e vet në kufi, të armatosur deri në dhëmbë. Nuk e ekzagjeroj kur them që ishte skenë filmi.

Bodrumi ishte i lagësht, i errët. Asnjë minutë sygjumë nuk e bëra… Pasi aty lëviznin gjëra që nuk ishim ne, e nuk ishin njerëz.

Të nesërmen u tha që ish lajm i rremë, që nuk kish serbë në Morinë.
Ne ndenjëm dhe atë natë, dhe u vendos të shpërndaheshim ditën tjetër në mëngjes herët.

Vërtet u shpërndamë, po kurrë nuk besuam plotësisht që serbët në të vërtetë, nuk ishin duke ardhur.

Askush sot e kësaj dite nuk ka marrë përgjegjësi për përhapjen e këtij lajmi të rremë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: