Nuk më duhet karrantina për të reflektuar.

Sot dolën rosat në Fontana di Trevi.

Mjelmat e peshqit në kanalet e Venecias, ku uji u gjelbërua, më në fund.

Nuk e di ju, po për mua ishte risi prekëse.

Nuk po e heq dot nga mendja.

Sepse disa nga ne, atë rrugën deri në destinacionin ditor jemi duke reflektuar për planetin në tërësi, teksa luajmë candy crush jemi duke reflektuar për gjurmën e njeriut në tokë…

Kur personi përballë po flet teorira jo-origjinale të ricikluara brez pas brezi, mendja ime fluturon realisht tek faktet më të fundit që japin shpresë se ndoshta vërtet mund të eliminojmë nevojën e naftës e të ngaldalësojmë ngrohjen globale dhe rritjen e çmendur të popullsisë njerëzore në tokë.

Nuk m’u desh karrantina të reflektoja për bletët, që rrezikojnë seriozisht zhdukjen.

Për ne… Karrantina s’është asgjë në këtë prizëm.

Sepse ka plot momente boshe në ditë për të refelktuar. Kohën e gjen, nëse do. Kjo nuk është cliché por e vërtetë.

Jo në karrantinë, njerëz si ne, e kemi ndjerë veten si Jon Snow. Mendo e folu të tjerëve për kërcënimin më të vërtetë në këtë planet, e ndërkohë më të padukshmin! E kemi ditur që kjo ditë do të vijë, po nuk e kemi ditur në ç’formë.

Vetëm kemi imagjinuar.

Ndotje e padurueshme ajri? Rritje e nivelit të ujit? Zhdukje akute e bletëve?

Vullkan?

Tërmete të njëpasnjëshme?

Jo. Ende jo. Fytyra e parë e asaj që kemi pritur, është një mikroorganizëm sferik me origjinë nga lakuriqi i natës.

Po të tjerat që do pasojnë?

Nuk më duhet karrantina të kuptoj sa në borxh të pashlyeshëm ndaj planetit jemi.

Nuk më duhet karrantina të di që s’mund të konsumojmë sikur planti është i pafund.
Që s’jam specie e plotfuqishme. Jam thjesht një gjitar arrogant.

Nuk më janë dashur muret e shtëpisë që ta copëtoj konsumimin vetiak në gjeste konkrete që mund të bëhen çdo ditë, çdo orë.

Që pa speciet e tjera, ne nuk mund të ekzistojmë.

Që me gjithë tymin që po lëshojmë në atmosferë, vetëm sa po shtojmë sëmundjet e viruset.

E megjithë sjelljen tonë të pafalshme, planeti prapë, reagoi butë: na dërgoi një virus që ka vdekshmëri shumë të ulët.

Karrantina ime i duhet tokës sime.
Që ajo të marrë frymë.

Që specjet e tjera të marrin çka është edhe e tyrja.

Që kur karrantina të mbarojë, të mos jemi kaq të këqinj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: