Ushtarët socialë


Shkrim nga vullnetari nga Kosova Ermal Meta.

 

Shumë të dashtun miq të mi,

Siç disa prej jush e dini, jam nisë për në Thumanë dhe në Durrës menjëherë pas tërmetit të parë. Kam mbrri atje në orët e para të mëngjes edhe kam qëndru atje deri sot kur filloi varrimi i pjesëtarëve të familjes Raca në Thumanë.

 

Disa prej jush e dini, ka kohë të gjatë që unë nuk praktikoj foto-gazetari, atje shkova t’i asistoj në ‘mbulimit me dron’ Valdrini Xhemës nga EPA (European Photo-Press Agency). Kam pa nga afër, nga qielli dhe nga mediat sociale,  secilin moment për katër ditë rresht. Sot, jam kthy n’Prishtinë me zemër t’coptueme, menjëherë pas takimit edhe bisedës 30 minutëshe me Zotri Skënder Cara, vllaun e familjes Cara, që vajtonte të gjashtë anëtarët e familjes. Muhabeti përfundoi duke tentuar t’më qetësonte mua axha Skënder dhe jo anasjelltas. 

 

Deri n’ditët e fundit në jetën time nuk kam me harru axhën Skënder, edhe kom me tregu historinë e tij tan’ jetën. Thjesht lotët nuk po nalen kur po shkruj për të. 

 

I kom përjetu krejt qëto, ma ka coptu zemrën secila vdekje, disa prej tyre edhe i kam pa të ndodhin. “Yet, I’m the lucky one” (Prapë, unë jam ai me fat), qysh ka thonë Greta Thunberg, që në fund të ditës, ato 3 orë gjumë i kam ba në hotel në Tiranë. E i kam lënë jasht në tenda e në lloç mijëra vllazën e motra. Secili me historinë ma tragjike se tjetri. 


Njerëz që i kanë humb’ krejt çka kanë ndërtu tan’ jetën e tyre. 

Po, ndoshta na me super solidaritetin tonë kemi me mbrri me ua ndërtu nga një banesë, por nuk do të arrijmë të ndërtojmë për ta hotelet e tyre, shitoret dhe furrat e bukës së tyre, marketet e gjithçka tjetër. 

Ata thjeshtë humbën gjithçka. 

Po e shkruj krejt këtë letër prej zemrës së thyer edhe prej zhgënjimit total. Ka dy orë që jam kthy në Prishtinë edhe njëra prej pyetjeve shabllon që krejt ma keni ba është, “a është e vërtetë që ndihmat po keqpërdoren ose vidhen?”


Të dashtun miq, unë jom ktu me dëshmu që jo, nuk është e vërtetë. Ndihmat nuk po vidhen, dhe vllaznit tanë, më kan ba m’u ndi keq nga niveli i naltë i mirësjelljes edhe mikëpritjes, veç për faktin që jam kosovar. 

 

Na jemi tu folë për një katastrofë natyrore të shkallës së naltë. Dëshprimi dhe humbjet që kanë përjetu njerëzit janë jashtë imagjinatës njerëzore, dhe na po folim këtu nëse janë vjedhë batanije apo jo!

Edhe këtë, jam këtu ta dëshmoj që po, mund të ketë ndodhë të vidhen batanije. Ama, a mundesh përnime me i thanë asaj vjedhje e batanijes në kushte të tilla? Duhesh me qenë pak hipokrit!

Nëse ne nga Kosova që kemi dërgu batanije më shumë se që ka nevojë, dhe dikush që nuk ka as një cent dhe i shet ato, ajo thejsht i shërben njëjtë kauzës…  Batanija e tepërt është kthyer në pare për barna. Kjo nuk është hajni, të dashtun.

 

Ne jemi duke folur për një numër prej dhjetëra mijëra njerëzish të dëmtum, dhe dhjetra mijëra njerëz të përfshirë në aksion, dhe në një numër kaq të madh njerëzish të përfshirë në aksion. Patjetër disa individë në mesin e tyre do të jenë thjesht përfitues të momentit, ‘morally low people’ (njerëz me moral të ulët). Kjo është krejt normale për secilën shoqni. 

 

Fatkeqësia këtu qëndron në faktin se ka qindra të ashtu-quajtuna media, që përcjellim pikërisht këtë pakicë njerëzish me nivele të ulëta morali, sepse ata përbëjnë lajm të “jashtëzakonshëm” ose qëndrimet e tyre ose të bërat e tyra janë ekstreme për situatën ku gjindemi. 

 

Jam këtu të dëshmoj që ata janë pakicë tepër e pa rëndësishëm. 

 

Edhe për dy sende të tjeta jam dëshmitar.

 

E para. 

Ne jemi një komb. Dhe këto idetë e liderëve tanë për ndarje, shkëmbim apo super bashkim ballkanik kanë me mbetë vetëm njollë e zezë në karrierën e ideatorëve. Asgjë ma shumë. Ne jemi një.
Deal with it.
Ai kufi më nuk ka kurrfarë vlere. 

 

E dyta, të dy qeveritë tona kanë dështu komplet në menaxhimin e situatës. Në terren, ato dhe liderët tanë kanë kriju vetëm kaos sa herë që janë paraqitë. 

Situatën në terren e kanë menaxhuar Ushtria e Kosovës, Ushtria e Shqipërisë, policitë e dy anëve të kufinit pa vlerë, ekipit e shpëtimit nga Italia, Kroacia, Kosova dhe në fund Turqia e Serbia dhe Zvicrra. 

 

Po ashtu situatën në terren e ka menaxhuar super organizimi i ‘ushtrisë sociale’, e cila fillon me axhën Skënder, që ka tregu një forcë mbinjerëzore këto ditë tmerri për të, Beratin që ishte promotor dhe nxitës i solidaritetit, Drinin nga New York, Vivin, Valbonën, Alisën dhe Zhaklinën nga Tirana, Genci, Kreshniku, Rita dhe komplet Plistat nga Prishtina,  e shumë e shumë të tjerë që kanë qëndru 24 orë online duke menaxhu situata reale të shpërndarjes së ndihmave. 

 

Pastaj listës së heronjëve të mi i shtohen Gastronomët e Bashkuar të Prishtinës me Petritin në krye, mjekët nga Kosova dhe krejt në fund, heroi im është pjestari katër këmbësh i FSK-së, Sadaku, që shpëtoi jetë njerëzish. 

Këta janë heronjët e mi edhe të shumicës së të prekurve e të përfshirë nga terreni. 

Jo politikanët e aq më pak qeveritarët. 

Ata thjeshtë pengonin me praninë e tyre. 

Kjo armatë vullnetarësh, nuk do të lejonte skandale të rampave mes tragjedisë apo befasi të shfaqjes së ekipit të shpëtimit nga Zvicra në Rinas.

Kjo kurrë nuk do të ndodhte po të ishte në dorën e këtyre personave që kanë qenë të shkëlqyer në punën e tyre, nga distanca kontinentale, pa qenë në fakt puna e tyre. 

Prandaj krejt në fund, kam qenë në terren dhe jam dëshmitar i zbehjes së rolit të qeverive në menaxhimin e krizave, e përfundimisht menaxhimin e jetëve tona. 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: