Fashion Androids

 

[Kërkoj ndjesë për mungesën e termave shqip, po me të vërtetë nuk ekzistojnë!]

 

Kam gjithë verën që dëgjoj gjithandej “pse po ma lun’ lojën…” dhe si të gjithëve më ka ngelur në kokë, e kam përdorur si batutë vend e pa vend, etj. Ky është gjithë qëllimi i hiteve verore dhe ne ia kemi marrë dorën shumë mirë.

Mirëpo sot, pa pritur pa pandehur, mora vesh që e këndon reperi Capital T. Ee shokuese, e di. Jo se nuk e kisha parë videon, disa herë e kam parë madje.

Po më zuri pa mendje komplet sepse nuk e njoha fare. Unë e mbaj mend fytyrën e Capital T mirë, ka një karakter të lezetshëm pak si non-chalante, e merr shtruar… Si edhe në këtë video. Por unë pashë një fytyrë me sasi të konsiderueshme qimesh të zeza, topuz, beretë, syze. Me të vërtetë mendoj që kjo mjekra është modë që zbukuron meshkujt, po ç’ma mbani njësoj?
Tani më thoni ju mua, sa të tillë sheh në TV e rrugë çdo ditë? Po mirë, nga do ta bëj dallimin unë e gjora, a është Capital T, a është Sedra, a është Maqo, apo kamarieri im i preferuar? Moda e këtij dhjetëvjeçari ka për përmbajtje mjekrën sa më të madhe te meshkujt, dhe te femrat… Ah te femrat. Përveç një fryrje aspak tërheqese buzësh dhe krekosje e të pasmeve si Donald Duck, që me sa kam dëgjuar ndihmohet dhe me aksesorë nëpër këto faqet kineze që bëjnë ‘lifting’… Kemi këtë konturimin e famshëm. Nuk guxon njeriu të hyjë në instagram te sektori ‘explore’ që unë e quaj ‘landfill’ se të mbysin me video konturimi, lojëra konturimi, e ku di unë.

E provova madje një herë, dështova me sukses.

Gjithmonë e kam dashur modën, dhe mendoj që pamja e njeriut është e rëndësishme, pavarësisht qindra thënieve që thërrasin për të kundërtën.

Po me sa e kuptoj unë modën, e gjithë ekzistenca e saj është të kapësh trendet dhe t’i përvetësosh. Fashion në radhë të parë është karakter, pastaj veshje e formulë. Jo më kot janë supermodele dhe ikona njerëz si Cara Delevigne apo Pharrell Williams; ata fillimisht po na shërbejnë personalitetin e tyre që ne ua duam shumë, dhe për t’i ndihmuar këtij karakteri të brendshëm të dalë në pah, ata zgjedhin outfit-e dhe make-up që përfaqësojnë epokën që po jetojmë, plus veten e tyre.

Po tani, kur i sheh të gjitha lyer njësoj, që hyjnë te make up artist siç i ka bërë natyra, dhe dalin të gjitha me mollëza e buzë të fryra… Kur sheh çuna me mjekër deri te qafa dhe syze që mos t’i njohom fare … Unë ua qep sytë nëpër veshje e aksesorë për të gjetur diçka autentike, por jo: atlete, çantë shpine stili 90’, etj. Na vini në siklet ndër të tjera, se mund të kemi ca kohë pa u parë dhe unë nuk po të njoh. Aq më tepër natën, ngela duke picërruar sytë.

 

Të gjithë kemi karakterin tonë, është e kotë të mundohesh të argumentosh të kundërtën. Mbetet vetëm guximi për ta vënë atë në pah më shumë, guximi për të bërë diçka ndryshe nga shokët, guximi për të qenë vetvetja.  Ende nuk ka ardhur epoka e robotëve, kështu që e thënë thjesht: më mirë me qenë vetvetja. Na pasuroni dhe qytetin e rrugët duke na sjellë diçka ndryshe.

Apo po e luni lojën? 🙂

 

P.S.: Vajza në videon e përfolur është thuajse pa makeup, nuk përfaqëson fare këtë që po them. Por atë e ka falur natyra yll, për të tjerët… Make up please, por i personalizuar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s